KryesoreLajme

Kosova vendi me më pak borxh të jashtëm në rajon, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me shifra kritike

Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, është vendi me më pak borxhe në rajon.

Borxhi i jashtëm publik vazhdon të rritet ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat për këtë vit tregojnë rritje të mëtutjeshme të obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm. Borxhi i jashtëm është pjesa e borxhit të një shteti i marrë hua nga huadhënës të huaj, përfshirë banka komerciale, qeveri ose institucione financiare ndërkombëtare. TRT Balkan analizoi borxhin e jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor për vitin 2022, duke u bazuar në shifrat zyrtare të institucioneve vendore, Bankave Qendrore dhe Ministrive të Financave.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me shifra kritike

Nga i gjithë rajoni, situata më kritike duket në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, sa i përket nivelit të borxhit të jashtëm në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Borxhi i jashtëm i Malit të Zi është 68.4%, sipas të dhënave zyrtare nga Podgorica, duke e kaluar nivelin prej 60% që është një nivel kritik sipas standardeve ndërkombëtare.

Lexo më shumë  “Rrugës” në Cannes – shansi i radhës i Kosovës për “Palmën e Artë”

Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, i afrohet shumë këtij niveli, me borxhin e jashtëm që arrin 58.3% të Prodhimit Bruto Vendor.

Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina me më pak borxhe

Nga të gjitha shtetet e rajonit, Kosova ka borxhin më të ulët të jashtëm, sipas të dhënave nga Ministria e Financave e Kosovës. Me 580 milionë euro detyrime të jashtme, Kosova është e vetmja që nuk kalon as 1 miliardë euro borxhe të jashtme në rajon, teksa ky borxh përbën rreth 6.87% të PBB-së së Kosovës.

Bosnjë e Hercegovina gjithashtu ka nivel mjaft të ulët të borxhit të jashtëm, me rreth 22.2% nga PBB-ja e saj.

Lexo më shumë  Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Shqipëria ka borxh të jashtëm shtetëror që arrin 34.1% të PBB-së, ndërsa borxhi i jashtëm i Serbisë shkon mbi 20 miliardë euro, që është 34.5% e PBB-së së saj.

Borxhi i përgjithshëm, shumë më i lartë

Borxhi i përgjithshëm i shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë se kaq, nëse përfshihen detyrimet edhe ndaj kreditorëve të brendshëm. Për shembull, borxhi i përgjithshëm i Malit të Zi, si vend me më shumë borxhe në rajon, arrin 75% të Prodhimit Bruto Vendor.

Borxhi i Serbisë dhe ai i Shqipërisë janë gjithashtu dyfish më të larta, nëse llogariten në total.

Ndërsa borxhi i Kosovës trefishohet dhe arrin nivelin prej 20.48% të PBV-së nëse përfshihet borxhi i brendshëm. Megjithatë, edhe me këto parametra Kosova mbetet me borxhin më të ulët publik në rajon./TrtBalkan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *