Lajme

Ambasadori i Shqipërisë në Britani: T’i jepet fund ‘fushatës së diskriminimit’ ndaj shqiptarëve

‘’Fëmijët shqiptarë po i nënshtrohen bullizmit racist në shkollat e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të debatit rreth mbërritjeve të gomoneve’’ ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Londër.

Shkëlqesia e tij z. Qirjako Qirko u shpreh pasi shqiptarët u veçuan nga ministrat dhe mediat duke pasur parasysh rritjen e fundit të numrit shqiptarëve që udhëtonin nëpër Kanalin e La Manshit e më pas duke kërkuar azil në MB, raporton The Guardian.

Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund “fushatës së diskriminimit” dhe u shpreh kundër forcimit të stereotipeve negative. Komentet e tij duket se synojnë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar pasi Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme, veçoi togfjalëshin “kriminelët shqiptarë” gjatë një debati mbi krizën.

“Qeveria, e inkurajuar nga mediat e djathta dhe deputetët, po kërkon të ndalojë shqiptarët që të kërkojnë azil në MB”, thuhet në një artikull të publikuar nga The Guardian.

Qirko u shpreh se më shumë se 140,000 shqiptarë që jetonin në Mbretërinë e Bashkuar ishin prekur negativisht nga debati, i cili “po përforconte stereotipet negative dhe racizmin”.

“Kjo fushatë diskriminimi ndaj shqiptarëve që jetojnë këtu në Britani të Madhe duhet të ndalet. Ka njerëz, sidomos të rinj, që bullizohen në shkolla vetëm për faktin se janë shqiptarë. Të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë aktivitet duhet të kërkojnë falje”, tha ai.

Lexo më shumë  Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në OKB

Më herët ai u tha deputetëve se shqiptarët “mjekë, avokatë, inxhinierë, punëtorë të çdo lloji, paguajnë taksa dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Çdo paraqitje tjetër e ndryshme e shqiptarëve në MB është një demonstrim i mungesës së njohjes së këtij realiteti. Përforcimi i stereotipeve negative për një kohë të gjatë nxit vetëm diskriminim dhe racizëm.”

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se po planifikon një ndalim të plotë për këdo nga lista e vendeve të përcaktuara si “të sigurta”, që kërkojnë azil.

Planet që se janë hartuar, kanë përpiluar legjislacionin për ta bërë më të lehtë refuzimin dhe largimin e azilkërkuesve nga Shqipëria. Sipas ndryshimeve të propozuara, kërkesat do të refuzohen automatikisht dhe do të hiqet një kontroll që zyrtarët pritet të kryejnë aktualisht.

Lëvizja është projektuar duke synuar në vecanti shqiptarët, pasi më shumë se 12,000 emigrantë shqiptarë mbërritën nëpërmjet gomoneve në nëntë muajt e fundit deri në shtator – që përbën rreth një të katërtën e të gjitha kalimeve të Kanalit ( La Mansh). The Guardian mëson se numri i shqiptarëve që vijnë në Britaninë e Madhe ka rënë gjatë dy muajve të fundit.

Lexo më shumë  ‘5D’, Ola Xama: Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, aksionerë në hotele

Qirko tha gjithashtu se Shqipëria ishte një vend i sigurtë, duke thënë se shumë shqiptarë që erdhën në Britaninë e Madhe me gomone e bënë këtë për arsye ekonomike.

“Ky vend ka nevojë për punëtorë, ka vende të lira pune, [ndryshoni] legjislacionin britanik në mënyrë që ne të kemi këtë mundësi që njerëzit të mund të vijnë legalisht”, tha ai.

Dr Andi Hoxhaj, një lektor i drejtësisë nga University College London, tha se një e treta e shqiptarëve në Shqipëri jetojnë nën kufirin e varfërisë dhe kishte 60% papunësi, si dhe dhuna dhe korrupsioni i lidhur me bandat janë të përhapura.

“Është një demokraci hibride – ka një nivel korrupsioni, ka papunësi të lartë,” tha ai./Marrë me shkurtime nga The Guardian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *