Opinion/Aktualitet

Kosova sot është vendi i gazetarëve të lënduar në terren dhe ai i analistëve të pasuruar nëpër studio

Shkruan Elvis Hoxha

Së pari Kosova sot është vendi i gazetarëve të lënduar në terren dhe ai i analistëve të pasuruar nëpër studio.

Së dyti, del që gazetarët tanë në terren janë mbrojtur nga njësitet specialë të Kosovës dhe jo nga trupat e KFOR-it. Analistët e studiove të medieve të cituara në raportin e Parlamentit Evropian kanë prodhuar vetëm informacion kundër qëndrimit të policisë së Kosovës në komunat e veriut. Në këtë mënyrë, pronarët dhe analistët e këtyre medieve do të kishin lënë gazetarët e terrenit pa mbrojtje.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Së treti, prisja nga AGK-ja një protestë ndaj raportit të Parlamentit Evropian, sepse mediet përmenden me emra. Por me sa kam parë deri tani, nuk ka ndonjë ngritje zëri.

Së katërti, është mirë që gazetarët e Klan-Kosovës të deklarojnë nëse e dinë se regjistrimi i kësaj medieje i ka burimet në Serbi. Regjistrimi një medieje nuk bën pjesë te liria e shprehjes, por te interesat e pronarit të saj.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *