Lajme

70-vjetori i Institutit Albanologjik; Kurti prezanton historikun dhe vlerëson rolin e Rugovës dhe të shumë studiuesve të tjerë

Instituti Albanologjik ka mbajtur akademi solemne me rastin e 70-vjetorit të themelimit.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai me këtë rast tha se Instituti e kishte fatin e njëjtë sikurse të popullit të Kosovës, duke kaluar nëpër shumë sfida e vështirësi.

Sipas tij, në shumë situata shqiptarët në ish-Jugosllavi mund të fitonin disa të drejta, por më pas mund të arrestoheshin.

“Ndihem i nderur që marr pjesë në shënimin e përvjetorit të 70-të. Këto vjen mund të mos duken shumë, por dëshmon se ky institucion ka kaluar në peripeci sikurse populli i Kosovës”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kuvendi sot mban seancë, në rend dite votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

“E kaluar jonë nuk ishin dokumentuar, para themelit të Instituti bëri që të bëhej punë e madhe që më herët e kishin bërë të huajt. Instituti nuk e ndali punë edhe përkundër vështirësive. Misioni ishte shumë largpamës. Shumë presona kontribuuan gjatë zhvillimit”.

“Duke filluar nga themeluesit, Esat Mekulli, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, jo vetëm që paraqesin emrat e studiuesve tonë të famshëm, që kanë kontribuar pa ndalur. Instituti duhet të synojë të jenë të hap me kohë, ne do ta përkrahim në vazhdimësi. Duhet edhe bashkëpunim me studiues të huaj”, tha ai, raporton eo.

Lexo më shumë  QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Konferenca shkencore “Albanologjia dje, sot dhe nesër” do të mbahet më 19, 20 dhe 21 qershor në objektin e Institutit Albanologjik në Prishtinë (IAP). IAP është themeluar më 1 qershor 1953. Në fillim i kishte katër punonjës dhe një numër bashkëpunëtorësh të jashtëm. Pas një periudhe relativisht të shkurtër, me vendim të organeve shtetërore u mbyll (25 dhjetor 1955), për t’u rihapur më 28 shkurt 1967. Puna në këtë institucion nuk u ndërpre as pas marrjes me dhunë të objektit më 8 mars 1994 nga organet e atëhershme pushtuese serbe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *