Lajme

Policia mohon se është ndaluar nga KFOR-i të shkojë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka mohuar se ka ndaluar një njësi speciale të Policisë së Kosovës në Komunën e Leposaviqit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Kohën se të gjitha njësitë e planifikuara janë duke kryer detyrat zyrtare në terren.

“Ju informojmë se, të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  “Komunikon me Vulinin e Radojçiqin”, Radomiroviq me akuza e ofendime të ashpra ndaj Jabllanoviqit

Më herët për këtë çështje është pyetur edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se ka kërkuar që Policia e Kosovës ta zvogëlojë numrin e policëve gradualisht para objekteve të komunave në veri por me kushtin që të ketë sundim të ligjit.

“Për shkak se ka ekstremistë të ndryshëm dhe për shkak se ka grupe kriminale, duhet të ketë Polici të Kosovës në këto ndërtesa, unë kam kërkuar që Policia e Kosovës ta zvogëlojë numrin e policëve gradualisht, me sundimin e ligjit që bën që të përballen me drejtësi ata kriminelë që sulmuan KFOR-in dhe gazetarët. Për Policinë e Kosovës, çdo komunë është e njëjtë dhe veprimi i tyre bëhet duke u bazuar në Kushtetutë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Shkoi edhe Escobar?! Por Escobarët nuk mbarojnë!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *