Lajme

Berisha: 1.3 milion shqiptarë të marrin 200 euro pagë mujore

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e sotme se nga projektligji i opozitës për minimumin jetik prej 200 eurosh do përfitojnë 1.3 milion shqiptarë.

“1 milion e 300 mijë shqiptarë, që duhet të marrin 200 euro pagë mujore.

Së pari, 500-600 mijë janë pensionistë. Ata kanë një pension, kjo është një shtesë. Është një shtesë edhe mbi ndihmën ekonomike. Por mund të ketë edhe nga ata që nuk marrin fare.

KLSH ka gjetur se në 9 muaj, qeveria ka abuzuar 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në Shqipëri? Është 97 miliardë lekë. Ose 90 miliardë lekë. Pra, vidhet 130 përqind fondi i pagave.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Nuk ka absolutisht asnjë vështirësi për Shqipërinë që të përcaktojë këtë minimum jetik dhe të vazhdojë në këtë mënyrë duke pasuruar të pasurit, duke vjedhur të varfrit. Pasuruar qeveritarët, duke vjedhë qytetarët.

Prandaj ai merr 8 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj. Sikur vetëm turizmi të disiplinohej, sikur vetëm kontrabanda e naftës që është të paktën 300 mijë ton, të cilën nuk mund ta bëjë kush përveç qeverisë… Shqipëria zhdoganon më pak se Kosova. A ka logjikë në tokë?

Me energjinë çfarë bëhet? Ka pasur raste se kur Rama-Balluku ua kanë shitur sekserëve të tyre me 40 euro, kur në bursë ishte 140 euro.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Kjo do vendoset dhe do ketë impakt pozitiv në çdo aspekt. Në ekonomi dhe çdo gjë.

Nuk është çështje parash, është çështje filozofie. Në këtë situatë, në vendin me rrogën më të ulët në Europë, u votua për dyfishimin e rrogave të deputetëve. As për indeksimin të rrogave të arsimit, ushtarakëve, policëve e me radhë,” tha Berisha.

Sipas tij, nisma është firmosur nga opozita dhe deputetët do të jenë bashkë për këtë nismë të domosdoshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *