Lajme

“Kosova është zemra e Evropës, e ka vendin në Këshill të Evropës” – Vuçiqi “qahet” për deklaratën e diplomatit gjerman

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin se Kosova e ka mbështetjen e Berlinit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Vuçiqi tha se dëshiron të heshtë në këtë rast, por s’mundi të bëjë pa “u qarë” sërish.

“Do të filloja, nëse më lejoni në një mënyrë tjetër, t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë. Ndonjëherë në këto kohë është më e mençur të heshtni disa gjëra”, citojnë mediat serbe të ketë thënë presidenti serb në TV Prva.

Lexo më shumë  Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

Vuçiqi komentoi edhe deklaratën e ministrave të G7-ës që i bënë thirrje Serbisë ta harmonizojë politikën e saj me BE-në. Ai i quajti “politikë pa parime” dhe “presione brutale” disa pjesë të deklaratës së G7-ës, ndërsa nuk u përmbajt duke shprehur mllefin e tij ndaj Gjermanisë.

“Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, të paktën nuk do ta përdorin sëpatën menjëherë”, tha Vuçiqi. 

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Emisari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë të shtunën se Kosova është zemra e Evropës dhe se i përket Këshillit të Europës, duke theksuar se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë proces.

Për këtë, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla e falënderoi në gjermanisht në profilin e saj në Twitter, duke shpërndarë fjalët e Sarrazinit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *