Bota

Prapaskenat e Eurovisionit – Dështoi sulmi i hakerave rusë

Policia italiane ka thënë se ka penguar sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales së 10 majit dhe finales së 14 majit të Festivalit të Këngës “Eurovision”, që u mbajt në Turin.

Sipas Policisë, më 15 maj gjatë operacioneve të votimit dhe performancave të garuesve, autoritetet kanë arritur të pengojnë disa sulme kibernetike në infrastrukturën e rrjetit nga grupi i hakëreve, Killnet dhe nga bashkëpunëtorët e këtij grupi, Legion.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Kalush Oechestra nga Ukraina fitoi Eurovisionin më 15 maj.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të sulmeve të mundshme kibernetike në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe në infrastrukturë.

Javën e kaluar, hakerët pro-rusë sulmuan disa ueb-faqe të institucioneve italiane, përfshirë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Senatit.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Disa sulme të tjera të raportuara thuhet se kanë penguar punën e disa institucioneve, përfshirë edhe të ueb-faqes së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Mediat italiane thanë se grupi pro-Kremlinit, Killnet, ka pranuar se qëndron prapa sulmeve kibernetike. /REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *