Lajme

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria përballë sfidave duhet të jenë afër njëra-tjetrës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të martën një delegacion të Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga Mimi Kodheli, kryetare.

Siç bëhet e ditur nga një komunikatë, në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërtuar në shumë fusha, veçanërisht në rrafshin parlamentar, por gjithashtu u shtrua nevoja e shfrytëzimit të hapësirave për të thelluar më tej këto marrëdhënie.

Konjufca, tha se vizitat e ndërsjella të delegacioneve të ndryshme të parlamenteve respektive kontribuojnë në këmbimin e përvojave dhe avancojnë më tej bashkëpunimin ndërparlamentar.

Lexo më shumë  VIDEO/ RAI 3 zbulon bizneset në Shqipëri nga ato të ish-kryeministrit Massimo D'Alema tek ato të ministrit të Melonit, "të mundësuara nga Edi Rama"

“Vendet dhe parlamentet tona janë vëllazërore, andaj përballë sfidave rajonale dhe globale duhet të jemi sa më afër njëri-tjetrit. Këto vizita dëshmojnë intensifikimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka thënë ai.

Kryetarja e delegacionit nga Kuvendi i Shqipërisë, Mimi Kodheli, sipas komunikatës, ka vlerësuar frytet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, ndërsa gjithashtu ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Tiranës zyrtare për Kosovën në të gjitha sferat.

Ajo tha se Kosova dhe Shqipëria janë pjesë të të njëjtit komb.

Kodheli foli gjithashtu për takimet e qeverive të të dyja vendeve dhe për marrëveshjet e arritura, për të cilat tha se kanë nevojë për mbështetjen e parlamenteve.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë, si dhe u shqyrtuan mundësitë e përafrimit të mëtejmë të të dyja vendeve, në të gjitha fushat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *