Lajme

Ministrja e Tregëtisë: Gjatë vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar mbi 10,500 biznese

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se gjatë vitit 2021 janë regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja.

Hajdari gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi ka theksuar se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 353 gjoba në vlerë prej 114 mijë e 152 euro.

“Gjatë vitit 2021, Agjencia për Regjistrimin e Biznesit ka regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja apo 10 për qind biznese të reja. 8,407 ndryshime të bizneseve dhe ka bërë shuarjen e 1,567 bizneseve. Pra, numri total i lëndëve të procesuara është 20 mijë e 541 apo 6 për qind më shumë se viti paraprak”, tha Hajdrari, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit ndaj anijes luftarake ruse pranë Libisë

Sipas saj, gjatë 2021-së janë iniciuar procedura gjyqësore për 24 operatorëve ekonomik.

“Rritja e inspektimeve ishte 40 për qind. Janë shqiptuar 353 gjoba me aktvendimet e inspektorëve të tregut, ku vlerë e përgjithshme është 114 mijë e 152 euro dhe është iniciuar procedura gjyqësore për 24 operatorëve ekonomik”, u shpreh ajo.

Hajdari thekson se janë sekuestruar mbi 1,200 litra vaj motorik.

“Së bashku me Doganën e Kosovës janë marr 78 mostra të vajrave motorike, ndërsa në tregun e brendshëm janë marr 34 mostra për testim. 12 mijë e 700 litra janë kthyer në vendin e origjinës, kryesisht në Serbi dhe janë sekuestruar 1,220 litra vaj”, ka theksuar Hajdari.

Në fund, ajo ka treguar se cilat janë gjashtë objektivat e MINT-it.

Lexo më shumë  GJKKO njofton 11 dhjetorin si datën kur do të shqyrtojë për herë të parë dosjen ‘Balluku’

“Janë gjashtë objektiva. E para është përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes, e dyta është zhvillimi i politikave industriale dhe tregtare, objektiv i tretë është mbështetja e bizneseve, e katërta është mbështetja e turizmit, si objekti i pestë është promovimi dhe përkrahja e investimeve dhe më i rëndësishmi është përmirësimi i cilësisë, përfshirë mbrojtjen e konsumatorit”, tha ajo.

“Te objektivi për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes në Kosovë përveç legjislacionit është miratuar Kodi për Qeverisje Korporative, duke finalizuar dy koncept-dokumente; për regjistrin e pronarëve përfitues dhe atë të shoqërive tregtare”, ka përfunduar Hajdari. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *