Lajme

Komuna bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Peci: Përparim, hap krahun e përparimit të Kosovës

Ministri i  Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nëpërmjet një postimi në facebook ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama administrata e të cilit ka mbi dy muaj që  bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Peci ka thënë se janë bërë 73 ditë që kur Ministria e Bujqësisë ka paraqitur kërkesën për tu pajisur me leje me kushtet e ndërtimit e cila lëshohet nga Komuna e Prishtinës. Ministri i Bujqësisë ka renditur një varg arsyetimesh qesharake dhe krejtësisht banale nga ana e Komunës së Prishtinës për mosdhënien e lejes ndërtimore.

“Qytetarët e Prishtinës por edhe qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që Përparim Rama ka bllokuar çdo procedurë për ndërtimin e Objektit të MBPZHR-së!

Lexo më shumë  Kurti shpjegon aleancën serbo-ruse në takimin me komisioneren e re për zgjerim në BE: Sulmi në Ibër-Lepenc, pjesë e lojërave të Rusisë

Sot është dita e 73-të nga dita e paraqitjes së kërkesës dhe dita e 42-të e kalimit të afatit kohor që Përparim Rama ka mohuar pajisjen e MBPZHR-së me kushtet e ndërtimit të objektit!

Përkundër dhjetëra takimeve dhe shkresave zyrtare duke përfshirë emailin direkt në adresë të tijën, ne mbesim të bllokuar me arsyet banale dhe fiktive të zyrtarëve komunal të llojit të:

I është sëmurë babai njërit prej zyrtarëve;

Zyrtari kompetent është në pushim vjetor,

Kemi bërë disa lëshime teknike, javën tjetër ua lëshojmë;

Zyrtarit i është sëmurë kunata; e kështu me radhë” ka shkruar ndër të tjera ministri Peci

Lexo më shumë  Kuvendi miraton në parim Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike nën 18 vjeç

Peci ka thënë se bllokimi i këtij projekti është duke bllokuar edhe përfitimin prej 160 milion eurosh grande nga institucionet ndërkombëtare për Ministrinë e Bujqësisë si dhe liron buxhetin e shtetit nga barra e qirasë së lartë. Prandaj i ka bërë thirrje kryetarit Përparim Rama që të hap krahun e përparimit të Kosovës.

“Qartësojmë për qytetarët e Kosovës, se bllokimi i ndërtimit të Objektit të MBPZHR-së, ndër të tjerat mohon përfitimin e 160 milionë eurove për bujqësinë vetëm në vitin e parë nga akreditimi në IPARD, si dhe liron buxhetin e shtetit nga barra e qirasë së lartë. Njëherit ky objekt do të akomodojë zyrtarët e institucionit tonë dhe agjencive përkatëse ekzekutive.

Përparim, hap krahun përparimit të Kosovës”

Rruga Press

YouTube player