Bota

Kompania ndërkombëtare e bananeve ka financuar grupin paramilitar kolumbian

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka bërë përgjegjëse kompaninë shumëkombëshe të frutave “Chiquita Brands International” për financimin e një grupi paraushtarak kolumbian.

Grupi, Forcat e Bashkuara të Vetë-Mbrojtjes së Kolumbisë (AUC), u shpall nga SHBA-ja një organizatë terroriste në atë kohë, raporton BBC.

AUC-ja raportohet se është e përfshirë në abuzime të gjera të të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjen e njerëzve të cilët ishin nën dyshime për lidhje me rebelët e krahut të majtë.

Pas një çështjeje civile të ngritur nga tetë familje kolumbiane, të afërmit e të cilëve u vranë nga AUC-ja, Chiquita është urdhëruar të paguajë 38.3 milionë dollarë si dëmshpërblim për familjet.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Juria në këtë çështje, në një gjykatë federale në Florida, e shpalli Chiquitan përgjegjëse për vdekjen e tetë burrave të vrarë nga AUC-ja.

Viktimat varionin, nga sindikalistët deri tek punëtorët e bananeve.

Gjatë gjyqit të vitit 2007, u zbulua se Chiquita kishte bërë pagesa në vlerë prej më shumë se 1.7 milion dollarë në AUC në gjashtë vjet, nga 1997 deri në 2004.

Gjigandi i bananeve ka thënë se filloi të bënte pagesat pasi udhëheqësi i AUC-së në atë kohë, Carlos Castaño, la të kuptohej se stafi dhe pronat që i përkasin filialit të Chiquita-s në Kolumbi mund të dëmtoheshin nëse paratë nuk do të jepeshin.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Avokatët për Chiquita argumentuan se kompania nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante AUC-në për të mbrojtur punonjësit e saj kolumbianë nga dhuna.

Por paditësit argumentuan se kompania formoi “një aleancë me AUC-në” në një kohë kur Chiquita po zgjeronte praninë e saj në rajonet e kontrolluara nga AUC-ja.

Pagesat e rregullta vazhduan edhe pasi AUC-ja u shpall nga SHBA-ja si një organizatë e huaj terroriste në vitin 2001.

Rruga Press

YouTube player