Lajme

Parakalimi ushtarak dhe policor më i madh ndonjëherë, nesër në Prishtinë për Ditën e Çlirimit

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka treguar se këtë vit, në 25-vjetorin e çlirimit, në sheshet e Prishtinës do të mbahet parada më e madhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka treguar se numri më i madh i pjesëtarëve të FSK-së e Policisë ndonjëherë, do të parakalojnë në sheshe me armatimet që janë blerë kohën e fundit.

“Nesër në 12:00 do të jetë parakalimi si aktivitet qendror i këtyre ditëve, do jetë parakalimi i FSK-së dhe Policisë. Do të marrin pjesë mbi 1500 pjesëtarë të FSK-së, do ketë qindra policë. Është numri më i madh ndonjëherë i pjesëtarëve të FSK-së që parakalojnë në sheshet e Prishtinës. Këta do bartin me vete edhe pajisje dhe sisteme armatimi individuale që janë blerë së fundmi. Për shembull do ketë pushkë automatike të reja, mitraloza që nuk janë parë më herët”.

Lexo më shumë  Rritja e çmimeve 10-15% në baret dhe restorantet e jugut ul konsumin

Ndërsa, ka shtuar se më 13 qershor në Bruksel do të nënshkruhet memorandum me Lituaninë për pjesëmarrjen e Kosovës në Koalicionin e Deminimit.

Ka shtuar se njësitë e FSK-së po operojnë me dronët Bayraktar, edhe pse nesër nuk do të paraqiten para publikut.

“Dronët Byraktar janë funksionalë, njësitë tonë operojnë me ta, i testojnë dhe trajnohen me këta dronë. Po janë të armatosur, dronët Bayraktar kryejnë dy funksione një është vëzhgimi dhe dy është mbështetja luftarake. Bayraktar është në numër të mjaftueshëm për të mundësuar operacionalitetin e FSK-së”.

Lexo më shumë  Kurti dhe Gërvalla – mërgimtarëve: Shtetësinë e Kosovës mund ta riktheni përmes procedurave të lehtësuara dhe pa pagesë

Rruga Press

YouTube player