Lajme

Komisioni Evropian premton mbështetje për Kosovën në punësim dhe drejtësi

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, gjatë vizitës së tij të mërkurën në Prishtinë, është pritur në takim edhe nga zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi, me të cilin kanë diskutuar për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke përfshirë reformat nga ERA II dhe Zbatimin e MSA-së.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se në këtë takim është vlerësuar progresi që ka arritur Kosova në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Puna dhe përkushtimi ynë do të vijojë në zbatimin e MSA-së, përmes fuqizimit të kapaciteteve për zbatim dhe koordinim të reformave. Politikat qeveritare për punësim dhe drejtësi, janë në sinkron me pritjet e Komisionit Evropian dhe për këtë u konfirmua gatishmëria për të mbështetur Qeverinë, përfshirë me asistencë teknike dhe projekte konkrete. Pakoja energjetike dhe përkrahja e pakos vjetore nga IPA 2023 me 75 milionë euro, ishin gjithashtu në fokus të diskutimeve me theks në masat për kursimin dhe diversifikimin e energjisë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Më tej bëhet e ditur se është diskutuar edhe për reformën e Administratës Publike, procesin e reformës gjyqësore, vetingun dhe reforma tjera në fushën e sundimit të ligjit.

“Potenciali për investime dhe sektori i IT, potenciali i të rinjve dhe rritja e punësimit, ishin gjithashtu ndër temat e prekura përgjatë diskutimit. Zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ndërsa z. Koopman shoqërohej nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog”, thuhet më tej në njoftim.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *