Lajme

“Bashkë Fitojmë” nesër protestë para KQZ

Nesër rikthehet Kuvendi i Shqipërisë, por duket se opozita do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 prillit, në të cilat koalicioni “Bashkë fitojmë” humbi bindshëm. Kështu që Forumi Rinor i koalicionit Bashkë Fitojnë në Kamzë ka lajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Ju bëjmë me dije se ditën e Enjte, datë 18.05.2023 nga ora 11.00, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor të koalicionit “BASHKE FITOJMË”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamzë më datë 14.05.2023,”- thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *