Bota

Kishin dështuar të detonohen, policia ukrainase gjen dronët e pashpërthyer rusë

Në rajonin Vinnytsia në pjesën qendrore të Ukrainës, policia ka gjetur dronë të pashpërthyer të ushtrisë ruse si dhe fragmente të tre fluturakeve Shahed që i përdorin trupat e Putinit.

“Policia ukrainase kishte pranuar telefonatë për fragmente të dronëve që janë gjetur në Vinnytsia, Haisyn dhe Zhmerynka”, thuhet në kumtesën e policisë ukrainase.

Një nga katër dronët është gjetur në pyll dhe nuk kishte arritur të detonohet, pasi rusët i përdorin si dronë kamikaz.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Copëzat e tre dronëve iranian Shahed që i përdor Rusia në Ukrainë, janë gjetur 200 metra brenda rrezes së rrëzimit.

Sipas policisë nuk janë shkaktuar dëme nga rrëzimi i dronëve, sikurse nuk ka patur dëme në infrastrukturë civile.

Ekspertët e mjeteve shpërthyese kishin dalë në vendin e rrëzimit të fluturakeve, për të siguruar zonën dhe të largojnë dronët e pashpërthyer.

Rruga Press

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj
YouTube player