KryesoreLajme

Dakordësia e qeverisë me furrtarët në kurriz të shqiptarëve, Azo: Shtrenjtimi i energjisë për furrat, do rrisë çmimin e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të ndryshojë duke u vendosur në tre fasha. Për ata që nuk kanë aktivitet shtesë vlera qëndron 7.9 lekë për kilovat dhe në 9 lekë për ata që prodhojnë edhe ëmbëlsira.

Në rast se biznesi ka shtuar edhe bar kafe vlera rritet në 12 lekë. Edhe pse qeveria pranoi se për këtë vendim kanë gjetur dakordësinë, ajo çfarë nuk po thuhet është se kjo rritje e çmimit të energjisë për furrat përkthehet në shtrenjtim të bukës në tryezat e familjeve shqiptare.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë dakordësi të qeverisë dhe furrtarëve, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte e ftuar gazetarja e Ekonomisë Dorina Azo.

Lexo më shumë  Restorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri në 33%

“Në fakt ky është një debat që ka nisur një vit më parë që ka të bëjë me një vendim të ERE-s në vitin 2018 ku të gjitha furrat e bukës që prodhojnë bukë masive kanë një çmim preferencial të energjisë prej 7.6 lekë për kilovat/orë në mënyrë që të mos përballen me rritje të kostove dhe kjo pastaj të mos ngarkohet tek konsumatori.  

Por me takimin e djeshëm kemi tashmë gati një dyfishim të çmimit të energjisë për furrat e bukës. Që në opinionin tim, kemi të bëjmë me një kosto shtesë për ta dhe kjo do të sjellë dhe reflektim dhe efekt në çmimet e bukës masive.

Në vitin 2021 pati një rritje të çmimit të bukës masive me 10 lekë, nga 70 u rrit në 80 lekë. Në 2022-in pati rritje për efekt të luftës në Ukrainë ku nga 80 u rrit në 100 lekë. Dhe po ashtu vitin e kaluar për shkak të krizës ekonomike çmimi i bukës masive u rrit në 120 lekë.

Ne kemi mbi 2800 furra buke dhe të gjitha janë në shkelje, pasi të gjitha prodhojnë dhe produkte të tjera përveç bukës”, theksoi ndër të tjera gazetarja Dorina Azo.

Lexo më shumë  Media italiane: Kampet e refugjatëve në Shqipëri do të menaxhohen nga kompania nën hetim për lidhje me mafian

Rruga Press

YouTube player