Lajme

Shqipja, gjuha e dytë e huaj më e folur në Zvicër

Për herë të parë në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze, bazuar në një studim të kryer nga Zyra Federale e Statistikave.

Për shumë vjet, portugalishtja ka qenë gjuha e huaj e dytë më e folur në Zvicër pas anglishtes. Tani kjo ka ndryshuar. Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2022 rreth 292 mijë njerëz kanë folur shqipen në Zvicër. Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip.

Lexo më shumë  “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet

Sa u përket qyteteve, siç shkruan “20min”, shqipja flitet më së shumti në Zuerich, Winterthur, Basel e St.Gallen. Në vend të tretë, si gjuhë e huaj më e folur është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.

Kur bëhet fjalë për gjuhën që folët në shtëpi, portugalishtja është gjuha e dytë e huaj me 3.6 për qind e popullatës në Zvicër që e flasin në shtëpi, ndërsa shqipja pason me 3.3 për qind.

Lexo më shumë  Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e mikut të kryeministrit

Gjuha gjermane, franceze dhe italishtja janë gjuhë që zyrtare që fliten më së shumti në Zvicër.

Rruga Press

YouTube player