Lajme

Këshilli i Mandateve miraton rregulloren e re autoritare të PS-së: Dy muaj përjashtim për deputetët që protestojnë në Kuvend

Këshilli i Mandateve miratoi rregulloren e re të Kuvendit, në të cilin parashikohet përjashtimi deri në 2 muaj i deputetëve që përfshihen në skena dhune apo kaosi. Opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe grupi i Gazment Bardhit kanë protestuar në Kuvendin e Shqipërisë për rrëzimin e kërkesës për tri komisione hetimore për çështje me shumë rëndësi.  

Seanca e së enjtes parashikon edhe miratimin e këtij vendimi nga mazhoranca përpos edhe dy çështjeve të tjera me shumë rëndësi. Një prej tyre është heqja e imunitetit të deputetit Sali Berisha në mënyrë që ti hapet rrugë masës së lëshuar nga SPAK për ish kryeministrin. Një tjetër çështje po me aq rëndësi në Parlament është edhe miratimi i marrëveshjes së emigrantëve të Tiranës dhe Romës, e cila u përshpejtua nga socialistët.

Lexo më shumë  Britania e Gjermania mbështesin vendimin për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

Aksioni opozitar dhe asi nën mëngë i PS-së

Pengesat e opozitës nga mazhoranca janë evidente. Që prej rrëzimeve të njëpasnjëshme në konferencë të kryetarëve për të ngritur Komisione Hetimore, e cila u pasua me propozimin nga ana e PS për të ndryshuar kriteret ligjore për ngritjen e tyre. Teksa PD-ja është duke u përpjekur të tejkalojë këto barriera përmes poteres në Kuvend, PS-ja përdor asin nën mëngë, pushtetin absolut.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe në Çabrat të Gjakovës: Serbia ka pasur për qëllim shfarosjen e shqiptarëve
YouTube player