Lajme

Rama zgjeron pushtetin, ndryshon rregulloren. Kush ndez flakadanë në Kuvend, përjashtohet 2 muaj. A do të shohim një Kuvend pa opozitë?

Nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend, socialistët kërkojnë të ndryshojnë rregulloren e parlamentit ku në thelb janë ashpërsimi i masave disiplinore ndaj deputetëve nga 30 deri në 60 ditë.

Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare deri në 30 ditë” jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

 Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare deri në 60 ditë” jepet në rastet:

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.

Kjo nismë është propozuar me urgjencë nga PS-ja, e cila e futi në shqyrtim nëpërmjet procedurës së përshpejtuar dhe pritet të miratohet në seancën e javës që vjen.

Si shumë ligje që po kalohen brenda pak minutave, mes zhurmës apo kundërshtisë nga opozita, dhe ky urdhër i fundit po shkon drejt një kapje totale të Kuvendit të Shqipërisë. Partia Socialiste tashmë ka shumicën parlamentare, por sikur mos t’i mjaftonte kjo, i shtoi rregullores masa disiplinore ndaj deputetëve që kundërshtojnë seancën në Kuvend.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

Forma e të protesuarit në Kuvend nga opozita janë parë në të gjitha vendet e botës, por jo përjashtim i tyre nga seanca apo komisionet parlamentare. Mos prania e opozitës në Kuvend apo në këto komisione direkt e inkuadron qeverinë Rama si autoritare dhe diktatoriale.

Duke qenë se pozita ka shumicën parlamentare, kjo masë disiplinore me shumë mundësi ka për tu miratuar dhe në qoftëse opozita vazhdon me formën e protestës pas miratimit të kësaj mase, a do të shohim një Kuvend pa opozitë dhe vetëm duar që ngrihen dhe miratojnë?

Rruga Press

YouTube player