Opinion/Aktualitet

Këmbëngulja e Albin Kurtit për njohjen reciproke ia çjerr maskën BE-së dhe nxjerr në shesh dy palë në bisedime

Nga Agim Morina

Bashkimi Europian, prej 28 shteteve, zgjodhi dy përfaqësues nga dy shtete mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës dhe i bani ndërmjetës apo “lehtësues” në bisedimet e Kosovës dhe të ashtuqujtunës Serbi.

A duhet shum imagjinatë me paramendu ndonjë situatë kur këta dy bajlozë europianë me i thanë Vučićit: “Ne kërkojmë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.”?

Edhe nëse kishin me i thanë, a nuk do të ishte e vetmja përgjegje e Vučićit në formë të pyetjes, përgjegjja ma e mirë:

“Cili prej jush jeni ma idiot këtu? Ju vetë nuk e njihni pavarësinë e Kosovës dhe kërkoni që ta njoh unë?!”

Lexo më shumë  Në Bullgari takon homologun, Kurti: Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Prandej, kambëngulja e A. Kurtit që në qendër të bisedimeve me qenë njohja reciproke mes dy shteteve ia çjerr maskën BE-së dhe nxjerr në shesh dy palë në bisedime, (ashtu qysh janë në të vërtetë): Kosovën, në njënën anë, dhe të ashtuqujtunën Serbi dhe BE-në, në anën tjetër. BE-ja ndoshta po “lehtëson”, por po “lehtëson” për kauzën serbe. Këtë po e ban edhe në kohën kur e ashtuqujtuna Serbi përkrah haptazi Putinin dhe Rusinë klerofashiste dhe asht shkaktare e gjenocidit dhe katër luftave në ish-Jugosllavi.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen

As nuk mundet me u marrë me mend se çfarë kishin me qenë qëndrimet dhe komentet e burokratëve të BE-së, e veçanërisht të Borrellit e të Lajčákut, nëse qeveria e Kosovës do të përkrahte Putinin dhe Rusinë klerofashiste.

Prandej, nëse ka palë të papërgatitun për këto bisedime, nëse ka palë joserioze, atëherë kjo palë asht BE-ja. Kjo asht arsyeja kryesore pse mungojnë rezultatet dhe nëse dështojnë këto bisedime, fajtore e vetme asht dhe mbetet BE-ja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *