Sport

(Video) Fitore historike, Florian Marku flet pas fitores së madhe ndaj Ramirezit

Shqiptari i pamposhtur, Florian Marku, ka dalë fitues përballë Miguel Parra Ramirez në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë për ta fituar titullin WBC Silver në kategorinë e mesme të lehtë.

U deshën 10 raunde që ‘The Albanian King’ të triumfonte me vendim unanim të gjyqtarëve (96-91, 96-91, 95-92).

Gjatë meçit nuk munguan edhe momentet e vështira për boksierin shqiptar, por ai ia doli të ishte fitimtar në fund.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Pas përfundimit të meçit dhe shpalljes kampion, Marku i falënderoi mijëra shqiptarët që kishin shkuar në ‘Air Albania Stadium’ për ta mbështetur.

Në deklaratën e tij, ai ka thënë se “kushdo që vjen këtu, jep shpirtin për të fituar” ka kërkuar duartrokitje për meksikanin që kishte ardhur në Shqipëri për të dhënë një duel të fortë.

Duke kujtuar jetën e vështirë që ka kaluar, Marku ka thënë se edhe ai ka shpirt dhe ka momentet e vështira, porse ka thënë se nuk dorëzohet kurrë deri kur nuk mund të çohet më.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

“Diçka jua premtoj, sa të boksoj, unë jap shpirtin dhe nuk dorëzohem kurrë në këtë ring derisa të bie pa ndjenja… përndryshe nuk ka dorëzim”, është shprehur kampioni.



Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *