Lajme

Vuçiqi përsërit frazën kërcënuese se “Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë”

Presidenti Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur frazën se “Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë” edhe pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi u zhvillua të enjten pasdite në Beograd, ndërkohë Vuçiqi ka paralajmëruar një takim tjetër në orën 22:00.

“S’ka dorëzim, Rroftë Serbia!”, tha Vuçiq në një videomesazh në Instagram. “Bisedimet do të vazhdojnë në orën 22:00. Shpresoj për një kompromis, por ne patjetër do të mbrojmë interesat e serbëve në Kosovë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Zyra e Presidencës serbe ka paralajmëruar edhe një komunikatë për media.

Lajçak në një postim në Twitter, ka thënë se të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur më 2011.

“Kam pasur një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Vuçiq. Ia përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, ka shkruar Lajçak.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Ai fillimisht e takoi vetë Vuçiqin, më pas takimit iu bashkua edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndërkohë, Escobar është shprehur për takimin përmes ambasadës së SHBA-së në Beograd

“Një takim i vështirë dhe i gjatë me presidentin Vuçiq. Ne vlerësojmë angazhimin e presidentit për paqe dhe stabiliteti. Vazhdojmë tutje”, ka thënë Escobar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *