Lajme

“Kaos për të gjithë”, VV-ja kritikon Ramën në njëvjetorin e qeverisjes në Prishtinë

Me ekspozitë në sheshin e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, në njëvjetorin e marrjes së detyrës si kryetar i Komunës së Prishtinës.

Pos billboardeve të shfaqur, partia në opozitë ka lëshuar në shesh “zhurmën e Prishtinës”, me të cilën ironizohen testimet e rrugëve njëkahëshe që bllokuan Prishtinën dhe mosefikasiteti në heqjen e problemit të qenve endacakë.

“Qentë i arrestojmë, bërllok pa kufij, ekspertët e kryetarit”, qenë disa nga titujt e pankartave.

Sipas Gëzim Sveçlës, kryeasamblist i VV-së në Prishtinë, “për një vit qeverisjeje të LDK-së dhe PDK-së, nuk ka dyshim se jeta e qytetarit të Prishtinës është bërë më e rëndë, më e vështirë dhe më pak kualitative sesa ka qenë para një viti”.

Lexo më shumë  Si e mbështeti projektin e Ajola Xoxës kompania e inceneratorit të Tiranës

“Sot ka më shumë mbeturina, më shumë rrezik nga qentë endacakë, më shumë tollovi, kolona më të gjata, më shumë pritje dhe vonesa, parking më të shtrenjtë, taksi me çmim më të lartë, më shumë gropa në rrugë, më pak gjelbërim, më pak ndriçim… e kështu me radhë”, ka thënë Sveçla.

Sipas Sveçlës, nga 206 premtimet e dhëna nga Rama, të gjitha kanë mbetur vetëm në letër.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Ndërkaq Triera Kasumi nga Lista Guxo ka thënë se “befasi e çdo dite ishte e është sasia e mbeturinave, qentë endacakë dhe sulmet nga ta, e padyshim testimet e trafikut pa planifikim e pa alternativa tjera për të funksionuar kryeqyteti”.

Ajo e ka quajtur Prishtinën qytetin më kaotik në Kosovë.

“Prishtinës i duhet një tempo tjetër, të cilën fatkeqësisht pushteti aktual nuk e posedon, e për më keq refuzon çdo rekomandim që ne japim si opozitë”, ka deklaruar Kasumi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *