Bota

Dy kushtet e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka pasur përpjekje për t’i dhënë fund luftës përmes takimeve mes dy palëve me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Bjellorusisë.

Por këto takime kishin rezultuar si të dështuara, kurse me rritjen e intensitetit të sulmeve ruse mbi Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky u pati zotuar se nuk do të diskutojnë me rusët derisa Putini të jetë në pushtet.

Lexo më shumë  Drejtuesi i programit televiziv italian: Vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë janë ankuar për investigimet ndaj tyre

Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se i kanë dy kushte për përfundimin e luftës: që Rusia të heq dorë nga plani për pushtim dhe të tërheq trupat e saj nga territori i Ukrainës.

“Për të marrë fund lufta në Ukrainë, duhet të bëhen dy gjëra – të ndryshohet opinioni në Kremlin, e fuqitë si India mund të ndihmojnë në këtë. Moska duhet të heq dorë nga plani i saj për luftë dhe të nxisë paqen. Së dyti Rusia të tërheq forcat e saj nga tërë territori i Ukrainës”, shtoi Kuleba.

Lexo më shumë  Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Në anën tjetër Kievi refuzon të dorëzohet, duke theksuar se në asnjë variant nuk duhet të fitojë Rusia në luftën që e filloi në një shtet sovran.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *