KryesoreLajme

Kryeziu: Bandat kriminale nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike

Të martën mbrëma veriu i Mitrovicës është shqetësuar nga shpërthimet e njëpasnjëshme të granatave të dorës, që ndodhën në atë pjesë nga persona të maskuar.

Cak i sulmeve ishin zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në këtë pjesë.

Lidhur me situatën në veri, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë. Pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë. Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Zëdhënësi i Qeverisë më tej ka shtuar se qytetarët atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre.

“Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, ka shkruar Kryeziu.

Lexo më shumë  Ish-drejtori i Burgjeve në Shqipëri, i dha tenderin 200 mijë € pa garë vëllait të deputetit të PS për fruta, perime dhe reçel për të dënuarit

Pas incidenteve atje sot kanë reaguar edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *