Bota

Kancelari gjerman edhe pas takimit me Vladimir Putin thotë se ekziston një kërcënim për luftë në Evropë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka deklaruar përsëri se ekziston një kërcënim për luftë në Evropë. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën në mëngjes, Scholz tha se Perëndimi është gati t’i përgjigjet menjëherë veprimeve ushtarake ruse, por vuri theksin tek bisedimet për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

“Nuk ka asgjë që justifikon vendosjen e mbi 100,000 trupave që rrethojnë Ukrainën,” tha Scholz, duke paralajmëruar se do të ishte një “gabim serioz” nëse Rusia pushton Ukrainën.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

“Në takimin tim me presidentin Putin të martën, e bëra të qartë se çdo shkelje e mëtejshme e integritetit territorial të Ukrainës do të ketë një çmim të lartë për Rusinë në aspektin politik, ekonomik dhe strategjik”.

Ai tha se ka shenja të qarta se Rusia është ende e hapur për negociata.

“Ne do të bëjmë një dallim të qartë midis kërkesave të paqëndrueshme dhe interesave legjitime të sigurisë,” shtoi Scholz.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Kancelari hodhi poshtë pretendimet ruse për gjenocid në rajonin e Donbasit dhe i quajti deklaratat e Moskës qesharake.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *