Lajme

Në kërkim/ Klodian Zoto u fotografua në barin e frekuentuar nga deputetët

Një foto e biznesmenit të inceneratorëve Klodian Zoto, duke pirë kafe në një nga lokalet e Tiranës, në shoqërinë e një personi tjetër, ka bërë xhiron e rrjetit.

Përveç Zotos menjëherë nisën pikëpyetjet se kush ishte personi në krah të një prej biznesmenëve më të përfolur të kohëve të fundit dhe që tashmë ndodhet në arrati. U aludua se personi në fjalë është zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Bilbil Mema, drejtor i Akademisë së Sigurisë, por zyrtari i policisë reagoi menjëherë dhe e përgënjeshtroi lajmin.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha zbuloi gjithë “misterin” duke sqaruar se në foton e shumëpërfolur Zoto ka në krah babain i tij, Agim Zoto. E shton se poza është shkrepur në lokalin që ka familja e tyre pranë parlamentit.

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

“Ne foto ndodhet bosi i inceneratoreve, Klodian Zoto, me babain e tij, kineastin Agim Zoto. Ky lokal ndodhet sapo kalon Uren e Tabakeve dhe hyn ne pedonalen qe te nxjerr te Qendra tregetare Toptani apo Kalaja e Tiranes. Lokali eshte prone e Agim Zotos, babait te bosit te inceneratoreve dhe eshte ngjitur me lokalin e presidentit te FK Kukesi, Safet Gjici. Ky ambjent eshte i frekuentuar dhe nga deputetet e Kuvendit te Shqiperise para fillimit, gjate pushimit, apo pas mbarimit te seancave plenare, pasi ndodhet vetem 30 metra perballe traut te hyrjes se Parlamentit. Nese foto eshte bere ditet e fundit, kur Klodian Zoto eshte kthyer ne njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, apo me heret, eshte kollaj e verifikueshme, pasi e gjithe zona eshte e mbuluar me kamera sigurie. Sigurisht nese foto eshte bere pasi Klodian Zoto u shpall ne kerkim nga policia, kjo do te ishte nje skandal i madh. Per me teper qe ky lokal ndodhet perpara parlamentit dhe frekuentohet nga deputetet, te cilet ndoshta jane dhe anetare te komisionit hetimor per inceneratoret. Por ky eshte nje detaj, qe verifikohet vetem me nje kontroll te shpejte te kamerave te sigurise. Per me teper, banesa e babait te bosit te inceneratoreve, ndodhet vetem 50 metra me siper, ne njeren nga dy kullat perpalle Toptani Center dhe mund te zbulohet fare kollaj nese Zoto ka qene ose jo ne lokalin e babait te tij” – shkruan Hoxha.

Lexo më shumë  Deputeti që kryeson delegacionin gjerman në KiE me kritika të forta: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *