KryesoreLajme

Kamberi dhe dy deputetë të Sanxhakut paraqesin në parlamentin serb një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se bashkë me deputetë të tjerë kanë propozuar rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 të kryera nga Serbia.

Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender nga SDA Sandzak janë dy deputetët tjerë që kanë mbështetur këtë rezolutë.

“Rezoluta dënon krimet sistematike, vrasjet, deportimet, spastrimin etnik dhe dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare të regjimit të atëhershëm të Serbisë.  Po ashtu, ajo rikujton masakrat në Reçak, Mejë, Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Izbicë, Podujevë dhe shumë vende të tjera, si dhe ekzistimin e varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac dhe Kiževak.Në këtë dokument kërkohet hapja e arkivave shtetërore dhe ushtarake, vazhdimi i hetimeve për personat e zhdukur dhe garantimi i së drejtës për të vërtetën dhe drejtësinë për familjet e viktimave.Rezoluta dënon gjithashtu mohimin e krimeve të luftës dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar”, ka njoftuar Kamberi.

Lexo më shumë  Haxhiu vlerëson mbështetjen e Gjermanisë për proceset evropiane të Kosovës

Lexo më shumë  Telat me gjemba të Zvërnecit/ Pikat ku manipuloi Edi Rama
YouTube player