KryesoreLajme

Sot premiera botërore në Festivalin e Cannes i filmit “DUA”

Filmi me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, sot ka premierën botërore në SEMAINE DE LA CRITIQUE në Cannes.

Filmi është përzgjedhur në mesin e vetëm 7 filmave të gjatë të edicionit të sivjetmë të këtij programi prestigjioz.

Kjo është hera e parë që një film i Kosovës përzgjedhet në SEMAINE DE LA CRITIQUE, një nga seksionet më prestigjioze dhe më kompetitive të festivalit, ku “DUA” do të garojë për katër çmime kryesore në kategorinë e filmave të gjatë.

Lexo më shumë  Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008, opozita po kritikon atë që vetë e ka bartur në dispozitat e Kushtetutës

Një dramë “coming of age”, e vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, filmi ndjek historinë e një adoleshenteje introverte në kërkim të identitetit në një periudhë të ndërlikuar politike.

Producentë janë Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio, Kosovë), ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin (Alva Film, Zvicër), si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions, Francë).

Lexo më shumë  Një natë në hotel luksi me Edi Ramën (Ose si të na pëlqejë kur të na q*jnë të pasurit)

Filmi mbështetet nga Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages, SRF – Schweizer Radio und Fernsehen, Cineforom dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

YouTube player