Lajme

Ka viktima në spitalin e djegur në Tetovë!

Ujkan Rrahmani është njëri nga të shtrirët në Spitalin e Tetovës.

Duke mos qenë në gjendje të flasë me kamerë, ai arriti që për TV21 të konfirmojë vetëm se ka viktima nga zjarri që e kaploi spitalin mobil të Tetovës me Covid-19.

Thotë se deri në momentin sa fliste me ne, nga spitali janë nxjerrë 13 persona, mes tyre pacientë dhe personel mjekësor.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

“Viktima ka, por numri i sakt nuk dihet. 13 persona kanë nxjerr prej brenda. Ka edhe të lënduar, disa janë në repartin intern, disa në kirurgji”, tha Rrahmani për TV21.

Thotë se numri i përgjithshëm i të pranishmëve në spitalin mobil ka qenë prej 80 deri në 90 persona.

Zyrtarisht, asnjë institucion nuk ka raportuar për numrin e të lënduarve dhe viktimave.

Lexo më shumë  SPAK nis hetimet për aferën e Zvërnecit

Ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani janë tashmë në Tetovë nga ku situatën nga afër.

Raportohet se zjarri është denoncuar në ora 21:15 dhe se për pak minuta gjithçka është shkatërruar.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *