BallinaLajme

JPMorgan: Ari do të vuajë për vite me radhë për shkak të Bitcoin

Rritja e kriptovalutave në financat tradicionale po vjen në kurriz të arit, thotë JPMorgan Chase & Co.

Paratë janë derdhur në fondet Bitcoin dhe Ari që nga tetori, një trend që do të vazhdojë vetëm në planin afatgjatë ndërsa më shumë investitorë institucionalë marrin një pozicion kah kriptovalutave, sipas strategëve sasiorë të bankës përfshirë Nikolaos Panigirtzoglou.

JPMorgan është një nga bankat e pakta të Wall Street që parashikon një ndryshim të madh në tregjet e arit dhe kriptos pasi monedhat dixhitale po bëhen gjithnjë e më të njohura si një klasë e aseteve. Trendi paraqet një problem për investitorët në tregjet e metaleve të çmuar gjatë viteve të ardhshme nëse investitorët lëvizin, qoftë edhe një copë të vogël, të alokimeve të tyre larg arit drejt kriptove.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

“Adoptimi i bitcoin nga investitorët institucionalë sa ka filluar, ndërsa për arin adaptimi i tij nga investitorët institucionalë është shumë i avancuar”, shkruajnë strategët e JPMorgan.

Grayscale Bitcoin Trust, një aksion I listuar I popullarizuar mes institucioneve, ka parë flukse hyrëse prej gati 2 miliardë dollarësh që nga tetori, krahasuar me daljet prej 7 miliardë dollarësh për fonde të tregtuara në shkëmbime të mbështetura në Ari, sipas JPMorgan.

Llogaritjet e JPMorgan sugjerojnë se Bitcoin përbën vetëm 0.18% të pasurive të familjes së zyrave, krahasuar me 3.3% për ETF Ari. Përkulja e gjilpërës (pra ndryshimi i kahut) nga Ari në Bitcoin do të përfaqësonte transferimin e miliarda parave.

Një mënyrë për të riprodhuar temën është blerja e një njësie të Grayscale dhe shitja e tre njësive të SPDR Gold Trust, tha banka.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Nëse kjo tezë afatmesme deri në një periudhë afatgjatë dëshmohet e drejtë, çmimi i Arit do të pësonte një ngjarje të kundërt strukturore gjatë viteve të ardhshme”, shkruanin strategët e JPMorgan.

Në një periudhë afatshkurtër, ka një shans të mirë që çmimet e Bitcoin janë rritur dhe ato të Arit rimëkëmbuar, tha banka. Për Bitcoin, sinjalet e momentit janë përkeqësuar, gjë që ka të ngjarë të shkaktojë shitjen nga investitorët që tregtojnë në trendet e çmimeve.

Bitcoin ka rënë 6% që nga mbyllja në një rekord të lartë të të gjitha kohërave, me 19,462,14 dollarë javën e kaluar. / Bloomberg /

YouTube player