KryesoreLajme

Joseph thumbon heshtjen e Hill-it: Një zë mungon në mesin e atyre që bëjnë thirrje për hetim

Të dielën në Serbi janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nga opozita në Serbi thonë se ka patur shumë parregullsi, blerje votash e “tren bullgar”, transmeton Rruga Press

Madje opozita është mbledhur para objektit të komisionit zgjedhor në Beograd, duke kërkuar mospranimin e rezultateve të zgjedhjeve në Beograd dhe ka nxjerrë qytetarë të shumtë në protesta.

Shumë prej tyre u futën edhe në grevë urie, duke u zotuar se nuk do të tërhiqen derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Për këtë situatë ka reaguar edhe analisti i mirënjohur i politikës së jashtme, Edward P. Joseph, i cili nuk ka lënë pa thumbuar dhe ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill për mungesën e tij të reagimit.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Joseph, në një postim në platformën X, liston të gjithë institucionet dhe figurat politike që kanë reaguar mbi parregullsitë e procesit zgjedhor dhe vë në pah se ka një zë/institucion akoma të heshtur, pa zë, Ambasada e SHBA-së në Serbi.

Supozohet për mashtrim të hapur në zgjedhjet serbe. Por një zë mungon në mesin e atyre që bëjnë thirrje për hetim: protestuesit/grevistë urie/shoqëria civile serbe; Keshilli i Europës; Anëtarë të PE-së, të cilëve u janë bashkuar tani senatorë kryesorë amerikanë. Senatorja Shaheen është “e shqetësuar nga raportet se votuesit u dërguan me autobus në Serbi për të mbështetur partinë në pushtet, përveç raporteve për blerje votash dhe mbushje të kutive të votimit”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit është shprehur, duke cituar gjithashtu raportin e vëzhgimit të OSBE-së.

Një zë i rëndësishëm mungon që populli i Serbisë dhe qeveria serbe ta dëgjojnë.– shkruan ai.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Christopher Hill është kritikuar edhe më parë për butësinë e tij karshi autokratit Vuçiq dhe qeverisjes së tij.

YouTube player