Lajme

Përveç dhjetë të vrarëve, nëntë janë të plagosur rëndë – bëhet i ditur identiteti i të dyshuarit që gjithashtu mbeti i vdekur në Pragë

Të enjten pasdite, policia ka shpallur një kërkim për David Kozák, të cilin e lidhi me një rast të vdekjes së dhunshme në fshatin Kladensko të Çekisë.

Dhe siç raportojnë mediat atje, më pas, u bë e qartë se i kërkuari ishte autori i armës që pasdite vrau dhjetë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Fakultetin Filozofik në Pragë.

Siç edhe ishte raportuar më herët, ai tashmë ka vdekur.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Sipas informacioneve të publikuara nga policia në lidhje me kërkimin, ai supozohej të ishte i armatosur.

Ndryshe, bëhet fjalë për njeriun që dyshohet se vrau dhjetë persona – dhe të tjerë të plagosur – pas të shtënave në qendër të Pragës, Çeki.

“Sipas ekipeve të shpëtimit, 10 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është neutralizuar nga policia”, thuhej në një postim të televizionit çek.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Ndërsa Shërbimet e Shpëtimit Mjekësor të qytetit të Pragës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për “11 të vdekur duke përfshirë sulmuesin, 9 të plagosur rëndë, 5-6 të plagosur mesatarisht të rëndë, deri në 10 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë ende”.

Rruga Press

YouTube player