Bota

Izraeli bombardon Sirinë, mbi 40 të vdekur në Aleppo

Sulmet ajrore izraelite në provincën veriore të Sirisë, Aleppo, kanë vrarë më shumë se 40 njerëz, shumica prej tyre ushtarë, sipas agjencive të lajmeve dhe një monitorues të luftës.

Vdekjet përfshijnë gjashtë anëtarë të Hezbollahut, konfirmoi grupi i armatosur libanez në Telegram, raporton aljazeera.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Britani tha se numri i të vdekurve ishte 42 dhe tha se dhjetëra njerëz u plagosën. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se 38 persona u vranë.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Sulmet kishin në shënjestër disa zona në fshatrat e Aleppos, tha ministria e Mbrojtjes e Sirisë.

SOHR, monitorues i luftës, njoftoi se të paktën 36 ushtarë sirianë u vranë.

Ndryshe, ushtria izraelite nuk i ka konfirmuar sulmet. Aleatët e Damaskut, Rusia dhe Irani, kritikuan sulmet izraelite.

YouTube player