KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës ndan kuponë ushqimi në vlerë rreth 273 mijë euro për familjet në nevojë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Njëri nga këto është edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin  e vendimit të Qeverisë  për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.

Bëhet e ditur se sipas këtij ndryshim-plotësimi, Driton Ademi, zëvendës anëtar, zëvendësohet nga Destan Mustafa, zëvendës anëtar i këtij komisioni. Gjithashtu Elmaze Pireva, anëtare, zëvendësohet nga Berat Jashari, anëtar.

“Vendimin për ndarjen e 273,600 euro për zbatimin e masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Vendimin për ndarjen e 500,00 euro për zbatimin e masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanate të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Qeveria ka marr gjithashtu vendim për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Komunës së Prizrenit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren”

Qeveria njëherësh ka bërë edhe Raportin e Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2023 si dhe Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

YouTube player