KryesoreLajme

“Votimi i vërtetë do të jetë në Këshillin e Ministrave”, kryeministri malazez paralajmëron votën pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, duke komentuar faktin se deputetja e Partisë Popullore Demokratike (DNP) dhe deputetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që përfaqëson Malin e Zi, Maja Vukiçeviq votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në seancën e Komisionit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës, Kryeministri Milojko Spajiq tha se ishte një diskutim.

“Votimi i vërtetë do të jetë në Këshillin e Ministrave dhe atëherë do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të Malit të Zi”, tha kryeministri i Malit të Zi.

Të përkujtojmë se Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dhënë mendim pozitiv për kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, ndërsa përfaqësuesja malazeze Maja Vukiçeviq, nga DNP e Knezheviqit, ka votuar kundër, që bie ndesh me politikën zyrtare të Malit të Zi.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Nga Këshilli i Evropës kanë thënë për gazetën “Pobjeda” se hapi i radhës pritet më 18 prill, kur Asambleja Parlamentare në përbërje të plotë do të votojë për opinionin përfundimtar lidhur me aplikimin e Kosovës.

“Vendimi përfundimtar merret nga Këshillin e Ministrave, i cili mbledh përfaqësues të qeverive – jo parlamentarët – të të gjitha vendeve anëtare. Nuk ka asnjë kornizë kohore për vendimin e Komitetit të Ministrave”, tha Këshilli i Evropës.

Informacionet jozyrtare nga mediat serbe thonë se kjo mund të ndodhë në fund të majit.

Qëndrim të njëjtë me kryeministrin Spajiq ka shprehur edhe ministrja malazeze për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq, e cila tha se vota e deputetes Vukçevqi nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.

Ministrja malazeze e cila vizitoi sot Kosovën, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, shtoi se do të përkrahet Kosova drejt KiE-së, në Këshillin Ministror, i cili mbahet në muajin maj, që i bie në fazën finale.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërish qëndrimin e qeverisë … Mali i Zi në maj do ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, tha ajo.

Ndryshe, në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku u miratua opinion i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e që u rekomandua se Kosova ka përmbushur kushtet që të jetë anëtare e kësaj organizate, për votuan 31 deputetë. Ndërsa katër vota ishin kundër, dy prej tyre nga Serbia, një nga Mali i Zi, një gjithashtu nga Bosnja e Hercegovina dhe një abstenim nga Greqia.

YouTube player