Lajme

Izolohen disa fshatra në Gramsh, trashësia e borës arrin deri në 1.5 metra (FOTO)

Gjatë 24 orëve të fundit Gramshi është përfshirë nga stuhia e borës. Në këtë zonë bora ka arritur mbi 1 metër. Tre fshatra kanë mbetur të izoluar, përkatësisht, Lenia, Grabove. Gjithashtu të izoluar janë edhe disa fshatra të njësisë administrative Kukur, si Irmath dhe Rovje.

Gazetari Shkëlzen Henko tha se shtabi i Emergjencave civile në Gramsh ndodhen në terren për të bërë të mundur zhbllokimin e situatës.

Lexo më shumë  Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK-ja pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Nga ana tjetër kreu i Bashkisë, Klodia Tace tha për gazetarin Henko se në njësinë administrative Lenie u bë e mundur hapja e rrugës, ndërsa në njësinë administrative Kukur pritet që hapja e rrugës të përfundojë ditën e nesërme.

Gjithashtu në këtë fshat do të dërgohen edhe dy mjete të tjera ,ndërsa puna vijon intensivisht, gjithashtu nga kontakti me kryetarë të tjerë të fshatrave dhe banorë të zonës, bëhet e ditur se nuk është raportuar për banorë të sëmurë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

YouTube player

Lexo më shumë  Aftësitë e programimit në Shqipëri mbeten të ulëta, vetëm 11% e popullsisë zotëron njohuri kodimi në 2025