Bota

Dhelpër apo ari? SHBA dhe Rusia nisin luftën… e epiteteve

Retorika nga Rusia mori një kthesë të çuditshme këtë të mërkurë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj një komenti të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e cila krahasoi Rusinë me një dhelpër. Ajo tha gjatë të martës se “dhelpra po ulërin sipër kotecit pasi ka frikë nga pulat”.

Ky krahasim lë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk besojnë se Ukraina përbën kërcënim për Rusinë. Peskov u tha reporterëve se “Rusia tradicionalisht është krahasuar me një ari, i cili nuk mund të ngjitet sipër një koteci pasi është shumë i madh dhe i rëndë”.

Lexo më shumë  Trumpi i drejtohet Izraelit dhe Iranit: Ndaloni menjëherë sulmet

Tensioni mes dy shteteve është tepër i lartë, pavarësisht dialogut të vazhdueshëm në disa nivele. Një ditë më parë, Presidenti Vladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se injoruan shqetësimet themelore të Rusisë në të ashtuquajturat “garancitë për sigurinë” që Moska zyrtare prezantoi për çështjen e Ukrainës. Sipas Putin, SHBA refuzoi 3 kërkesat kyçe në lidhje me moszgjerimin e mëtejshëm të NATO, mosvendosjen e sistemeve të armatimeve pranë kufijve të Rusisë dhe tërheqjen e insfrastrukturës ushtarake të bllokut nga shtetet që iu bashkuan aleancës së mbrojtjes nga viti 1997.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Më herët, ministri Lavrov akuzoi Perëndimin se po përpiqet të harrojë konceptin e “sigurisë së padukshme, një referencë për deklaratat e Moskës se një zgjerim i mëtejshëm i NATO do të ndikonte në sigurinë e vetë Rusisë.

Rruga Press

YouTube player