Sport

Ishte konsideruar si fushë patatesh, Inter dhe Milan e presin derbin me tapet të ri

Paolo Maldini njoftoi dje para ndeshjes kundër Juventusit: “Fusha e San Siros do të ribëhet plotësisht dhe do të jetë gati pas dy javësh. Më pas konfirmimi zyrtar erdhi nga Giovanni Castelli, agronomi përgjegjës për fushën e stadiumit i cili në një intervistë për La Gazzetta dello Sport konfirmoi se punimet do të nisin së shpejti në mënyrë që fusha të jetë gati për derbin.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Lajm që sigurisht gëzon Piolin dhe Inzaghin, të cilët nuk kanë lënë asnjë rast pa evidentuar problemin e detyrimit për të luajtur kampionatin në “një fushë patatesh”. “Ne jemi gati të fillojmë me punën për zëvendësimin dhe përmirësimin e fushës – siguroi Castelli – Derbi do të ketë terrenin që një sfidë kaq e rëndësishme dhe spektakolare”.

Zakonisht zëvendësimi i tapetit bëhet në verë, kur ka më shumë kohë në dispozicion, por siç shpjegon Castelli, “për fat të mirë nuk priten as reshje të dendura e as borë në dhjetë ditët e ardhshme”. Në fund të fundit, pas derbit do të ketë përsëri shtatë ngjarje në dhjetë ditë midis kampionatit dhe kupave të ndryshme, kështu që fillimi me një tapet të ri do të jetë vërtet i nevojshëm.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Rruga Press

YouTube player