Bota

Qindra fëmijë po mbahen nga Shteti Islamik në burgun e rrethuar në Siri

Frika po rritet për fatin e qindra fëmijëve që besohet se mbahen nga ekstremistët xhihadistë brenda një burgu të rrethuar në veri-lindje të Sirisë.

Gati 850 fëmijë ndodhen brenda burgut Ghwayran në Hasaka, i cili u sulmua nga luftëtarët e grupit të Shtetit Islamik (IS) të enjten, duke shkaktuar beteja për ditë të tëra.

Të paktën 136 persona janë vrarë që kur xhihadistët nisën sulmin e tyre në përpjekje për të liruar luftëtarët e burgosur.

Lexo më shumë  ShBA-të po përgatisin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Mijëra të dyshuar të IS-it mbahen në burgje të drejtuara nga autoritetet kurde.

Aleanca e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, e mbështetur nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, luftoi grupin IS pasi pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë disa vite më parë dhe shpalli disfatën e saj territoriale në mars 2019.

Megjithatë, qelizat e IS-it ende veprojnë dhe kanë ngritur vargje sulmesh vdekjeprurëse kundër forcave të sigurisë dhe civilëve.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thërret për riarmatim afatgjatë të Evropës

Sulmi i befasishëm në burg nga më shumë se 100 luftëtarë të IS-it shkaktoi luftime të ashpra brenda dhe jashtë objektit, duke përfshirë sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja

Rruga Press

YouTube player