Lajme

Ish- ambasadori amerikan: BE-ja duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit

Janë bërë më shumë se një muaj nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Atë ditë, më 24 shtator, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Lexo më shumë  BE-ja konfirmon praninë e Von der Leyenit në takimin e liderëve evropianë që do të mbahet në Londër të dielën

Por edhe pse kanë kaluar mbi një muaj nga sulmi nuk është marrë asnjë masë ndaj Serbisë, e cila  ka mbajtur edhe ditë zie për terroristët e vrarë.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit.

Autoritetet e Kosovës kanë prezantuar dëshmi të forta se sulmi është bërë me direktiva direkte nga Serbia dhe se me sulmin në Banjskë, Serbia tentoi ta aneksonte pjesën veriore të Kosovës.

Lexo më shumë  ‘Xhirot’ e Valmir Xoxës, djali i xhaxhit të Ajola Xoxës, gruas së Erion Veliajt, me 140 mijë euro në dy jastëkë

Rruga Press

YouTube player