KryesoreLajme

Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta. Lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe

Vendet nordike vazhdojnë të dominojnë renditjen globale të lumturisë, sipas raportit më të fundit ndërkombëtar.

Raporti vjetor për lumturinë në botë e ka shpallur sërish Finlandën si vendin më të lumtur në glob, për të nëntin vit radhazi. Pas saj renditen Islanda dhe Danimarka, duke e bërë rajonin nordik dominues në krye të listës.

Në mesin e vendeve më të renditura lart, një performancë të veçantë këtë vit ka shënuar edhe Kosta Rika, e cila është pozicionuar në vendin e katërt – rezultati më i mirë ndonjëherë për një shtet nga Amerika Latine. Lista vijon më pas me Suedinë dhe Norvegjinë në vendet e pestë dhe të gjashtë.

Lexo më shumë  Haxhiu i reagon PDK-së: Stafi i Kuvendit s’është palë në betejat politike

Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Holanda, Izraeli, Luksemburgu dhe Zvicra, duke dëshmuar një prani të fortë evropiane në këtë renditje globale.

Kosova këtë vit është renditur në vendin e 16-të, duke lënë pas disa vende të zhvilluara si Gjermania, Austria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në vendin e 23-të, Kanadaja në të 25-in dhe Mbretëria e Bashkuar në vendin e 29-të. Për të dytin vit radhazi, asnjë nga vendet anglishtfolëse nuk ka arritur të futet në mesin e dhjetë vendeve më të lumtura në botë.

Lexo më shumë  NATO sheh përmirësim të sigurisë në Kosovë

Renditja sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, it, ku qytetarët nga 147 vende vlerësojnë jetën e tyre në një shkallë nga 0 deri në 10. Studiuesit analizojnë faktorë si të ardhurat për frymë, jetëgjatësia, liria individuale, mbështetja sociale dhe perceptimi i korrupsionit për të përcaktuar nivelin e lumturisë në secilin vend.

Rruga Press

YouTube player