Bota

Irani sekuestroi 2 cisterna nafte greke, Dendias paralajmëron

Autoritetet iraniane kanë sekuestruar dy cisterna nafte greke në Gjirin Persik.

Sipas medieve greke helikopterët e marinës iraniane u ulën në dy anijet greke,  prangosën ekuipazhet duke i çuar anijet greke në ujërat territoriale iraniane.

Anija “Delta Poseidon” kishte një ekuipazh prej 25 personash, dy prej të cilëve grekë.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj marrjes së anijeve greke nga Irani.

Lexo më shumë  “Kontroll mbytës mbi median”, gazetarët e RAI-t në grevë kundër qeverisë së Giorgia Melonit

Zyrtarët grek cilësuan sekuestrimin e cistrernave të naftës si pirateri dhe shkelje të të drejtave ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri thirrje Iranit për lirimin e menjëhershëm të anijeve dhe ekuipazheve të tyre, duke thënë se këto veprime do të kenë ndikim negativ për marrëdhëniet midis dy vendeve si edhe në marrëdhëniet BE-Iran.

Gjithashtu ministria e Jashtme greke ka këshilluar qytetarët grekë të shmangin udhëtimet drejt Iranit.

Lexo më shumë  Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *