Bota

Ndërkohë që Rusia synon pushtimin e Ukrainës, Lavrovi në Beograd për të diskutuar Kosovën dhe Bosnjën

Në kulmin e luftës në Ukrainë ku Perëndimi po investohet për të zmbrapsur ushtritë ruse që kanë pushtuar vendin, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, aleatin historik të tyre në rajonin tonë.

“Novosti” raporton se vizita pritet të zhvillohet më datë 7 shtator dhe se “të gjitha temat e nxehta mes dy vendeve do të jenë në tavolinë”. Sipas gazetës serbe, Rusia do të duhet të tërhiqet nga krahasimi i situatës në Donbas me atë në Kosovë, krahasim që i bëri Putini disa muaj më parë.

Lexo më shumë  Mbahet për herë të parë në Kosovë tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

Po ashtu, pritet të diskutohet edhe në lidhje me Republika Srpskan në Bosnje dhe fatin e saj, ku Dodiku është shpallur tashmë një vasal i Putinit.

Serbia është një ndër vendet që nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve kundër Rusisë duke mbajtur kështu një këmbë në Perëndim dhe një këmbë në lindje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *