Lajme

Operacioni Plumbi i Artë, 14 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

14 personat e akuzuar për vepra të rënda penale, si grabitje e krime ndaj personit, pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, që nuk u kapën në gjatë operacionit “Plumbi i Arte”, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga struktura antikorrupsion bënë me dije se kanë përfunuar të gjitha e procedurat ligjore për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të këtyre personave. Sipas po të njëjtave burime, janë dërguar gjeneralitetet e tyre në pikat kufiitare të vendit si dhe çdo e dhënë e vlefshme për identifikimin e tyre.

Lexo më shumë  Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Formulari i SPAK, i plotësuar nga struktura antikorrupsion, tashmë i është përcjellë zyrës së Interpolit për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit, ndaj tyre, të cilët klasifikohen sj persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Pas kësaj procedure, pritet që emra të njohur të botës së krimit të të listohet në faqen zyrtare te Interpol si të përfshirë të krimit të organizuar. Ndër të cilët Suel Çela, Ervis Martinaj apo Eljo Bitri. Emrat e 14 personave të shpallur në këkim  ndërkombërar nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, janë të njojur jo vetëm për autoritetet por edhe për publikun si të përfshire në ngjarje të rënda kriminale.

Lexo më shumë  2009-2023, Shqipëria me nivelin më të ulët të disbursimit të fondeve për kapitalin njerëzor në rajon

NE KERKIM

  1. Eljo (Ervis) Bitri,
  2. Festim Qoli,
  3. Alban Bengasi,
  4. Ervis Martinaj,
  5. Elvin Merlika
  6. Alket Xhixha
  7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
  8. Agron (Kamber) Mehja,
  9. Aleks Çela alias (Tom Qorri)
  10. Talo Çela,
  11. Agim Gjini,
  12. Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
  13. Florenc Çapia
  14. Abedin Mama (Dine Çami)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *