Bota

Inteligjenca britanike: Ministrin rus të Mbrojtes askush nuk e bën hesap

Agjencia britanike e Inteligjencës ka shkruar të hënën se gjeneralët rusë në terren nuk po e bëjnë hesap ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Kjo ka bërë, që ai edhe të humb nga reputacioni i tij në Kremlin.

“Gjeneralët rusë dhe ushtarët me përvojë në terren, ndoshta, gjatë përparimit të dobët në fushën e betejës, talleshin me Shoigun për menaxhimin e tij joefektiv të rrjedhës së luftës”, shkruan Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në raportin e përditshëm për luftën në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

“Ministri rus i mbrojtjes ka luftuar prej kohësh kundër reputacionit të tij për mungesë të konsiderueshme të përvojës ushtarake, pasi ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në sektorin e ndërtimit dhe Ministrinë e Situatave të Emergjencave”, thuhet tutje në raport.

Sipas mediave, presidenti rus Vladimir Putin, po e anashkalon Shoigun dhe po informohet për luftën direkt nga terreni.

Lexo më shumë  Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *