Bota

Deklarata e politikanes serbe: Kosova e fitoi duelin diplomatik për dokumentet, Kurti s’do të bëjë kompromis

Politikania serbe, Rada Trajkoviç ka thënë se Kosova e ka fituar duelin diplomatik për dokumentet. Përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia e ka humbur shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitet me formimin e komunave me shumicë serbe.

Sipas saj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i gatshëm për kompromis.

“Është e padiskutueshme që Kosova fitoi duelin diplomatik për dokumentet. Dhe ekipi ynë negociator humbi shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitetin të paktën me formimin e ZSO-së. Kurti është i inkurajuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për kompromis edhen më tej. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

Se si lidhet multietniciteti në Kosovë me mosnjohjen e dokumenteve të Kosovës nga Serbia, atë me sa duket e di vetëm Trajkoviç, por ajo ka plotësisht të drejtë kur shprehet për fitore të Kosovës dhe kur përmend faktin se nuk do të ketë kompromise që e dëmtojnë shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe atë që kërkon Serbia; asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive.

Lexo më shumë  Ministri francez i Mbrojtjes: Një ‘forcë e reagimit të shpejtë’ evropian mund të krijohet që në vitin 2025

E shumta që mund të ndodhë është asociacioni pa kompetenca ekzekutive, e cila është praktikë e zakonshme në shtete të ndryshme, gjë e cila nuk përbën rrezik për sovranitetin, apo nuk përbën bazën e një “shteti brenda shtetit”.

Të shtunën, Serbia dhe Kosova ranë dakord për një politikë të re kufitare nën një proces dialogu të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *