Bota

Inflacioni në Gjermani pritet të jetë i lartë edhe për 2 vitet e ardhshme

Inflacioni ka të ngjarë të mbetet i lartë edhe për dy vjet të tjera në Gjermani. Kështu u shpreh të shtunën kreu i këshillit të ekonomistëve që këshillon qeverinë gjermane, Monika Schnitzer,

Sipas saj, kompanitë kanë kosto më të larta të inputeve dhe në disa raste i ekzagjerojnë ato, shkruan Reuters.

“Inflacioni do të jetë gjithashtu një problem në vitin 2024, dhe vetëm pas kësaj ne ndoshta do ta shohim atë të kthehet në 2%,” është shprehur Monika Schnitzer.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur më tej kostot tashmë në rritje për ushqimin dhe energjinë, duke e shtyrë inflacionin në Gjermani në rritjen më të shpejtë që nga fillimi i viteve 1950.

Bundesbank ka paralajmëruar se edhe një kufi i planifikuar i çmimit të gazit dhe energjisë elektrike mund të mos jetë i mjaftueshëm për të ulur inflacionin.

Rruga Press

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *