Lajme

I vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak ish-policit serb, Dejan Pantiq

Ish-policit serb Dejan Pantiq i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak prej dy muajsh i cili është dyshuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri. 

Lajmin për mediat e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas saj, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurit D.P, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë.

Lexo më shumë  Macroni priti autokratin në pallatin Elsyee, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t'i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të oligarkëve

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muaj”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Dejan Pantiq u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimet se ka sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe të Komisionit Zgjedhor në veri të Mitrovicës.

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”

Pas arrestimit të tij, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat e lidhin Kosovën me Serbinë.

Rruga Press

YouTube player